Trageti i linjës, Vlorë -Brindisi -Vlorë ishte bllokuar që prej orës 6 të mëngjesit.
Pas më shumë se 10 orë trageti me 100 persona në bord është ankoruar në port.
Trageti erdhi mëngjesin e sotëm nga Brindisi i Italisë dhe duhej të ishte ankoruar në port që prej orës 6 të mëngjesit, por ka qenë e pamundur për shkak të stuhisë.



