Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (23.05.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 106 gjoba, nga të cilat 15 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tri masa për kalim në semafor të kuq, nëntë gjoba për mosvënien e rripit të sigurimit…, shkruan Alsat.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk