Kandidatja e Alternativës për Gjakovën Mimoza Kusari-Lila është dënuar për herë të katërt gjatë këtyre zgjedhjeve për shkelje të Kodit të Mirësjelljes së KQZ-së.
Vendimi i fundit i PZAP-së është marrë pas ankesës së BIRN dhe Internews Kosova ku pretendohej se Kusari-Lila shkelur kodin e mirësjelljes kur ka përdorur Qendrën e Mjekësisë Familjare të Gjakovës për fushatë zgjedhore.
Për këtë shkelje Mimoza Kusari-Lila dhe partia të cilën ajo e drejton janë gjobitur me 3 mijë e 600 euro.
Për Kusari-Lilën në ditët e kaluara PZAP ka shqiptuar edhe 7.700 euro dënime në tri ankesa të tjera, ku është konstatuar shkelje e Kodit të Mirësjelljes gjatë përdorimit të fëmijëve në fushatë.
Deri më tani 26 ankesa të ekipit të monitoruesve të BIRN dhe Interneës Kosova janë miratuar nga PZAP me një vlerë të dënimeve prej 70 mijë euro.