11 vjet burg për 4 sipërmarrës italianë, shfrytëzonin emigrantët si skllevër

Duke marrë shkas nga këto arrestime, emigrantët e tjerë që kishin të njëjtin problem patën guximin që të bënin denoncime të tjera. Si pasojë, në vitin 2012, policia e ROS nën drejtimin e Elsa Valeria Mignone kërkoi urdhër-arrest për 22 persona që akuzoheshin për “skllavërim të emigrantëve” në këto kampe.

 

Katër sipërmarrës italianë nga Salento dhe nëntë bashkëpunues afrikanë janë dënuar nga një gjykatë, pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar emigrantët në kampet e shalqirit dhe domateve.

Masa e sigurisë vjen 5 vite pas arrestimeve të tyre. Gjykata ka vendosur që tre prej sipërmarrësve të lirohen: Giuseppe Mariano, Salvatore Pano e Corrado Manfred.
Ndërsa kanë dënuar me 11 vjet burg Pantaleo Latino, i njohur si “mbreti i shalqirit” e konsiderohet si organizatori i kësaj vepre, si dhe Giovanni Petrelli dhe Livio Mandolfo.
Trupi gjykues i vlerësoi të gjithë përgjegjës për skllavërim dhe komplot për shfrytëzimin e punëtorëve. Vetëm për këtë kauzë u dënua me tre vjet Marcello Corvo, së bashku me një bashkëpunëtor.
Ndërkohë për tetë të huajt të pandehur, dënimi është me 11 vjet burgim. Lidhur me këtë, prokuroria kishte kërkuar një dënim prej 14 vitesh për Pantaleo Latino dhe 9 sipërmarrësit e tjerë.
Duke marrë shkas nga këto arrestime, emigrantët e tjerë që kishin të njëjtin problem patën guximin që të bënin denoncime të tjera. Si pasojë, në vitin 2012, policia e ROS nën drejtimin e Elsa Valeria Mignone kërkoi urdhër-arrest për 22 persona që akuzoheshin për “skllavërim të emigrantëve” në këto kampe.
Ndërkohë hetimet nxorën në dritë ekzistencën e një partneriteti operacional ndërmjet Siçilisë, Kalabrisë dhe Puglia-s, i cili merrte të rinjtë nga Afrika vetëm për përdorimin e tyre si punëtorë të paligjshëm në vend.
Këta punonjës kishin kushte të tmerrshme në punë, pagë shumë të ulët, si dhe ishin të kërcënuar gjatë gjithë kohës. Për këtë arsye, të pandehurit akuzohen për vepra të ndryshme penale si “konspiracion kriminal dhe skllavëri”, “grabitje” , “emigracion i paligjshëm” dhe “shfrytëzim në punë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme