110 mijë turistë ukrainas erdhën vjet në Shqipëri/ Si pritet ta godasë lufta ekonominë tonë gjatë sezonit veror

Më 12 qershor 2020, ministri i Turizmit Blendi Klosi mori disa buqeta me lule dhe doli të presë në Rinas çarterin e parë me turistë bjellorusë. Këto pamje janë vështirë të përsëriten këtë vit…

Shqipëria është vend i NATO-s dhe zhvillimet në Ukrainë nuk mund të na linin indiferentë. Vendi ynë iu bashkua sanksioneve të vendosura nga komuniteti ndërkombëtar ndaj Rusisë, që nga ato ekonomike deri tek masat e karakterit sportiv.


Megjithatë, duhet thënë se deri tani, lufta nuk ka ndikuar në mënyrë direkte në Shqipëri. Të paktën deri tani.

Afrimi i sezonit të ri turistik parashikohet të ketë pasojat e veta. Sidomos me ato hotele që kanë punuar gjatë viteve të fundit me grupe të organizuara turistësh nga Ukraina dhe Bjellorusia.

Gjatë 2-3 viteve të fundit turizmi shqiptar ka parë një “boom” me vizitorë nga vendet e Europës Lindore, ukrainas, rusë, polakë e bjellorusë.

Gjatë verës së vitit 2021, së paku 10 çartera në javë mbërrinin në Rinas nga këto vende. Shumë hotele, sidomos në bregdetin e Durrësit ofruan paketa 10 dhe 15 ditore për grupe të organizuara turistësh.

Me gjasë, lufta do ta godasë sektorin e turizmit. Është e vështirë të mendosh për diell dhe det, në kohën që bombat fluturojë mbi vendbanimet e tua.

Eksperti i turizmit, Edmond Basho tha në një intervistë në fund të sezonit të vjetshëm turistik, se mbërritja e turistëve nga Ukraina e zgjati sezonin përtej gushtit.

Vetëm pak ditë më parë, më 21 shkurt 2022, sipërmarrësja në sektorin e turizmit, Tatjana Bajraktari thoshte se prenotimet e turistëve ukrainas dhe rusë nuk janë anuluar, përkundrazi kishin shënuar rritje.

“Krahasuar me vitin 2016 numri i turistëve ukrainas është tetëfishuar. Në 2021 është regjistruar shifra më e lartë, me mbi 110 mijë vizitorë ukrainas”, i tha ajo “Euronewsit”.

Pak ditë më parë, Tatjana akuzonte median se i kishin fryrë më kot mundësisë së luftës.

“Ndez çdo lloj kanali televiziv dhe thotë luftë luftë luftë. Përveç mediave, ata (në Ukrainë) tension nuk ndjejnë për arsye se të dalësh në rrugë është shumë normale. Jeta vazhdon dhe njerëzit shkojnë në punë si gjithmonë”, thoshtë ajo më 21 shkurt.

Fatkeqësisht, frika për luftë u vërtetua e saktë dhe këtë do ta vuajë në një farë mënyre edhe Tatjana dhe kolegët e saj të sipërmarrjes.

/GSH.al 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme