EMRI+FOTO/ 1.9 milionë lekë të padeklaruara, aksidenti i pahetuar dhe denoncimet e qytetarëve ‘fundosin’ prokuroren e Fierit

Një aksident i pahetuar, tejkalim afatesh për dy dosje, denoncime të qytetarëve dhe gjetja e problemeve me pasurinë kanë qenë disa nga elementët që kanë bërë të mundur shkarkimin e Prokurores së Fierit, Violeta Shkurta.


Vendimi u mor dje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili njoftoi se:

“Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 24.11.2021 dhe në datë 25.2.2022 për subjektin e rivlerësimit, znj. Violeta Shkurta i bazuar në ligjin nr. 84/2016, në datën 28.2.2022, vendosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Znj. Violeta Shkurta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Fier”.

Duke parë indicet e trupës gjykuese që shkarkuan prokuroren, ata kanë deklaruar një sërë të dhënash që lidhen jo vetëm me problemet në deklarimin e pasurisë për një vlerë prej 1.9 milionë lekësh, por në drejtim të KPK-së kishin shkuar edhe një sërë ankesash nga qytetarët, të cilët kanë vendosur të denoncojnë problemet që kanë hasur me shqyrtimin e çështjeve të tyre nga kjo prokurore.

Kjo shumë e padeklaruar me idenë e mosgjetjes së letrave të transfertave ka qenë një nga pikat ku është mbajtur trup gjykues për të shkarkuar prokuroren.

Ndërsa në lidhje me ankesat, mësohet se Shkurta gjithnjë është mbrojtur me faktin se dosjet kanë qenë në duar të prokurorëve të tjerë e pastaj kanë kaluar tek ajo, por njëri nga anëtarët e trupit gjykues ka këmbëngulur, duke i faktuar të gjitha problemet që janë hasur nga shqyrtimi i çështjeve.

SHKELJET E KONSTATUARA

Duke iu referuar seancave dëgjimore trupa gjykuese e KPK-së është ndaluar te një konstatim që lidhet me faktin se subjekti ka shtyrë hetimet për një çështje për ndërtim pa leje me argumentin se do të kryente hetime shtesë, por nga verifikimi dosjes ka rezultuar se nuk ka kryer asnjë veprim hetimor.

Relatori ka shtuar se megjithëse Prokuroria ka konkluduar për kryerjen e ndërtimit pa leje, pas shtyrjes së afateve e ka pushuar hetimin për shkak të ligjit “Për dhënie amnistie”.

Prokurorja Shkurta ka shpjeguar se çështja në fjalë ishte hetuar fillimisht nga një tjetër prokuror dhe se i kishte kaluar fizikisht më vonë nga data e caktimit të saj si prokurore e çështjes.

Ajo pretendoi se kishte qenë e nevojshme që të studionte dosjen pasi disa prokurorë kishin hequr dorë.

Në një tjetër çështje të evidentuar nga dosjet e shortuara, KPK-ja ka konstatuar se prokurorja ka zgjatur hetimet pasi ka dërguar një letër-porosi autoriteteve greke, por e ka pushuar procedimin pa e pritur mbërritjen e atij dokumenti.

Po ashtu, u relatuan edhe pasaktësi në dokumentacionin e dosjes. Shkurta ka sqaruar se dhe në këtë rast çështja i ishte caktuar fillimisht një prokurori tjetër dhe se në momentin që ishte caktuar ajo si prokurore, rezulton të ishte regjistruar emri i personit të proceduar dhe se duhej trajtuar me përparësi.

Lidhur me pasaktësitë, ajo i tha trupës se kishte administruar akte nga një çështje tjetër ku hetohej i njëjti person, shtetasi F.H. dhe se të dhënat u përkasin vendimmarrjeve të dosjes tjetër.

Për konstatimin e pushimit të hetimit pa pritur letër-porosinë, Shkurta ka deklaruar se kjo situatë zgjidhej kur të mbërrinte letër-porosia me anë të shfuqizimit të vendimit të pushimit duke vënë theksin te fakti se:

“Transferimi i çështjeve nga një prokuror tek tjetri ka sjellë tejkalim të afateve”.

Në vijim subjekti ka dhënë shpjegime për disa prej denoncimeve të publikut.

Denoncuesi A. Çupa ka pretenduar se prokurorja për tre vjet nuk ka zbatuar një vendim të gjykatës për kthimin e pasaportës që i ishte sekuestruar më parë në kuadër të një mase sigurimi që i ndalonte daljen jashtë vendit.

Shkurta ka thënë nuk ishte ajo prokurorja që kryente ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës dhe vërejti se personi në fjalë e kishte marrë pasaportën kur ishte kryer ekzekutimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme