119 km/h në rrugën ku lejohet 50 km/h: I merret patentëshoferi kosovarit

Me këte tejkalim ai hyn në kategorinë e “raserëve”, personave që i ndjek ligji dhe minimalisht mund të dënohen me marrjen e patentëshoferit
Policia Kantonale e Thurgaut ka iniciuar javën e kaluar hetimet ndaj një kosovari 25 vjeçar, me qëndrim në Kantonin St. Gallen. Personi në fjalë ka ngarë makinën e tij në rrugët e qytetit Arbon duke e tejkaluar në masë të madhe shpejtësinë e lejuar.

Siç shkruan tagblatt.ch, policia e ka regjistruar një makinë e cila po qarkullonte me një shpejtësi prej 119 kilometrash në orë, në rrugën ku kufiri i lejuar i shpejtësisë është 50 kilometra në orë.

Pas heqjes së margjinës së tolerancës, i bie se kosovari “ia ka shkelur” për 65 kilometra në orë më shpejt se sa është e lejuar, transmeton albinfo.ch. Dhe me këte tejkalim ai hyn në kategorinë e “raserëve”, personave që i ndjek ligji dhe minimalisht mund të dënohen me marrjen e patentëshoferit.

Kjo dhe ka ndodhur me 25 vjeçarin ndërsa në njoftimin e policisë nuk bëhet e ditur për kohëzgjatjen e dënimit në fjalë, gjegjësisht për kohën kur ai mund ta marrë sërish patentëshoferin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme