12 ditë pas aksidentit, ndërron jetë e reja që u plagos së bashku me shoqen e saj në Fier, postimi prekës për Ergesën

Dalja nga rruga e automjetit tip “Seat” pasditen e 5 majit në zonën e Fermës në aksin Fier-Seman, rezultoi me plagosjen e dy vajzave që udhëtonin në të, ndërkohë që fatkeqësisht njëra prej tyre ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për 22 vjeçaren Ergesa Ibrushi, e cila pas disa ditëve në gjendje të rëndë, edhe pse nën kujdesin e mjekëve nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra. Lajmi konfirmohet nga familjarë të vajzës, ndërsa një postim plot dhimbje është bërë edhe në faqen e shkollës së mesme profesionale “Petro Sota”, nxënëse e së cilës Ergesa ka qenë.

“Me hidhërim të madh ne, si staf pedagogjik i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, për largimin e parakohshëm nga jeta të ish nxënëses tonë Ergesa! Vajza model që me  sjelljen e saj dhe përkushtimin që kishte ndaj shkollës ka lenë gjurmë te secili prej nesh.

Ishte vajza që me mirësinë dhe sinqeritetin e saj ishte gjithmonë pranë shokëve dhe shoqeve! Ashtu do mbetesh në sytë tanë, në shpirtin tonë Ergesa. I paharruar kujtimi saj! Lamtumirë e bukura jonë Erges”, mbyllet postimi e shkollës.

Përplasja e fortë e automjetit tip Seat me targa AB 798 DM, me murin e një karburanti, la të plagosura dy vajzat që udhëtonin në të. Ndërkohë Policia ka arrestuar fill pas ngjarjes, drejtuesen e mjetit, po 22 vjeçe, me inicialet S.T,  nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa vijon të jetë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme