Apeli i GJKKO lë në burg Lefter Kokën/ Ish-ministri, në qeli me 2 masa sigurie për aferën e inceneratorëve

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë të pandryshuar masën e sigurisë ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Gjykata e Apelit ka lënë kështu në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Kokën, i arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Koka kërkoi masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncesion për ndërtimin e inceneratorit. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka doli përballë Gjykatës së Posaçme për ankimimin e masës së dytë te ‘arrestit me burg’, që lidhet çështjen e inceneratorit të Fierit.

Kujtojmë se, ditën e djeshme avokati i ish-ministrit, Përparim Kulluri, tha se Lefter Koka nuk ka pse të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë. Sipas tij, SPAK i ka të gjitha mundësitë që të gjejë bashkëpunëtor, por jo te Lefter Koka.

Jo vetëm në Inceneratorin e Elbasanit, por edhe në atë të Fierit sipas Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) janë shkelur procedurat për dhënien e koncesioneve por edhe janë konsumuar vepra penale nga zyrtarë deri të nivelit më të lartë.

Rreth 3.3 milionë euro pasuri e sekuestruar (1.2 Lefter Kokës, 2 milionë euro në Elbasan dhe 140 mijë euro babait të deputetit Bllako) dhe 9 masa të tjera arresti për Fierin dhe 5 për Elbasanit ishte bilanci i fundit SPAK.

Lefter Koka akuzohet për  “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

SPAK prangosi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, të inceneratorëve në Elbasan dhe Fier. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion duke përfituar miliona euro nga incerenatorët.

Tre janë akuzat e rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë “Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.

Hetuesit kanë arritur të faktojnë nga provat e deritanishme, se ish-ministri Koka ka përfituar në mënyrë të paligjshme edhe nga inceneratori i Fierit, në një vlerë prej 1.2 milionë euro, pra në total sipas SPAK, rreth 5 milionë euro nga të 2 inceneratorët.

Për çështjen e inceneratorëve është në burg edhe ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme