Zgjedhja e Albin Kurtit në krye të Lëvizjes Vetëvendosjedhe forcimi i partisë së Kaqusha Jasharit
Gjatë vitit 2018 pati jo pak zhvillime të papritura. Që në muajin e parë të këtij viti, më saktësisht me 21 janar, menjëherë pas zgjedhjes së Albin Kurtit në krye të Lëvizjes Vetëvendosje, kjo parti opozitare, më e madhja në vend, u përça duke bërë që 13 deputetë të largohen nga kjo parti. Njëra prej tyre, Donika Kadaj – Bujupi u rikthye në partinë nga e cila u largua shkaku i disa hatërmbetjeve personale – AAK, ndërsa 12 deputetë të tjerë iu bashkëngjiten partisë së Kaqusha Jasharit, PSD’së. Në krye të kësaj partie u vu Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës. Ahmeti, në fund të vitit 2018 do të bëhej edhe pjesë e ekipit negociator të Qeverisë në bisedimet me Serbinë.
Skandali me veteranët mashtrues
Ajo që do të cilësohejsi një prej skandaleve më të mëdha do të ishte fryrja e listave të veteranëve tëluftës të cilët do të përfitonin të ardhura nga buxheti i shtetit. Kjo ishte njëprej temave më të diskutueshme të vitit 2018, ku përflitej për mashtrimin erreth 30 mijë personave. Pavarësisht kësaj, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdonte ta mbronte numrin e stërfryrë të luftëtarëve. Prokurori që merrej me këtë rast, Elez Blakaj, ia mbathi në ShBA nga frika.
Ftesat nga Gjykata Speciale
Dhomat e posaçme janë aktivizuar gjatë vitit 2018, ndërsa Gjykata Speciale ka ftuar emrat e parë që të paraqiten, kryesisht udhëheqës të lartë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tentativa për shfuqizimin e kësaj gjykate që do të merret ekskluzivisht me krimet e supozuara të kryera nga ish ushtarët e UÇK-së, doli të jetë e pasuksesshme.
Sukseset e Kosovës në sport
Kampionia Majlinda Kelmendi nuk do të ishte e vetmuar në sportin e xhudos, sa i përket sukseseve. Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova do t’i sillnin vendit medalje të reja duke e bërë xhudon si njërin prej sporteve më atraktive në Kosovë.
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll
Djelmoshat e përfaqësueses së Kosovës në futboll do të fitonin zemrat e të gjithë tifozëve me paraqitjet e tyre brilante ndaj ekipeve kundërshtare, shpeshherë duke shënuar edhe fitore të thella. Për dallim nga ekipi i kombëtares së Shqipërisë, kosovarët kanë kryesuar tabelën në grupin e tyre me ekipe relativisht të forta. Mirëpo, sfidat e ardhshme do të jenë jashtëzakonisht të rënda, sidomos për faktin se Kosova do të duhej të luaj kundër ekipeve si Anglia dhe Turqia për t’u kualifikuar në evropianin e vitit 2021. Si kundërshtar të tjerë në grup, Kosovës do t’i duhet të ballafaqohet edhe me Andorrën dhe Shqipërinë.
Burgosja emanipulantit të njohur si Burdushi
Shteti i Kosovës më në fund do të vepronte kundër manipulatorëve që kishin përfituar pasuri miliona dollarëshe në kurriz të fatkeqësive të njerëzve. Hysri Peqani, i njohur me nofkën “Burdushi” u arrestua me urdhër të gjykatës. I vetëshpallur si mjek popullor, Burdushit iu konfiskua pasuria në vlerë të 3 milionë dollarëve
Lirimi i Shefqet Krasniqit nga aktakuzat
Gjatë vitit 2018 është shpallur i pafajshëm imami i xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi. Mbi të ngarkonin disa aktakuza, por që në fund të gjitha u rrëzuan. Paraqitja e tij televizive pas lirimit ngjalli interesim të lartë tek publiku.
Themelimi i Ushtrisë së Kosovës
Përkundër kundërshtimeve jo vetëm të Serbisë, por edhe të disa shteteve të Bashkimit Evropian, Qeveria e Kosovës me 107 vota pro votoi për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri. Aleati kryesor për këtë transformim ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe shumë shtete të tjera si Gjermania, Anglia, Franca, Turqia e mbështetën të drejtën që Kosova të ketë ushtrinë e saj.
Korrigjimi i kufijve
Deklarata që shkaktoi zhurmë dhe debate të pafundme në opinion gjatë vitit 2018 ishte padyshim ajo e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve të Kosovës. Kjo ide u kundërshtua ashpër jo vetëm nga opinioni në Kosovë, por nuk gjeti mbështetje as nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës.
Taksa 100% ndaj mallrave të Serbisë
Pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol ku shkaktari kryesor ishte politika agresive e Serbisë kundër Kosovës, Qeveria vendosi si kundërpërgjigje taksën prej 100% ndaj prodhimeve serbe në Kosovë. Kjo taksë elektrizoi jo vetëm raportet midis Kosovës dhe Serbisë, por shkaktoi edhe reagime të forta nga përfaqësues të Bashkimit Evropian. Situata i acarua deri në atë masë, sa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe udhëheqësja e dialogut Federica Mogherini u përplasën ashpër lidhur me mospajtimet e thella ndërmjet tyre.
Dështimi i diplomacisë së Kosovës
Diplomacia e Kosovës ka dështuar në një varg angazhimesh gjatë vitit 2018. Disa prej shteteve tërhoqen njohjet e shtetit të Kosovës, ndërsa politika e jashtme kosovare në vazhdimësi u ankua në politikën agresive të Serbisë, e cila sipas tyre, ishte edhe shkaktare e mos anëtarësimit të Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.
Arrestimi i Marko Gjuriq
Për herë të parë,institucionet e Kosovës arrestuan një përfaqësues të Serbisë me pretekstin seai kishte hyrë pa leje në Kosovë. Arrestimi i tij u shoqërua me tone të ashpratë Serbisë, ndërsa pamjet teksa ai tërhiqej nëpër sheshet e Prishtinës nga njësitete Policisë së Kosovës, shtuan zërat se ky arrestim më shumë ishte bërë për qëllimepropagandistike./Sakte.net