Një 13-vjeçar dyshohet se e ka therur me thikë një 19-vjeçar pranë shkollës fillore “Emin Duraku” në Prizren.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur pas një zënke.
“Sot, më datën 05.12.2025, në orët e paradites është raportuar për një përleshje pranë shkollës fillore “Emin Duraku” në Prizren. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga të dhënat e mbledhura është mësuar se pas një zënke ndërmjet dy të rinjve, njëri prej tyre, mashkull 13-vjeçar, e ka goditur me një mjet të mprehtë viktimën, mashkull 19-vjeçar”, ka thënë Bytyqi.
Ai ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar në Ndihmën e Shpejtë të qytetit dhe i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe, në bashkërendim me të, po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave”, ka shtuar Bytyqi për rtv21.tv/21Media



