Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 131 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 35 për tejkalim të shpejtësisë, 27 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, shkruan Alsat.
Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 5 gjoba për makinë të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 6 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 6 masa të tjera për vozitës fillestar. /Alsat.mk