145 gjoba në Shkup,21 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (30.07.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 145 gjoba, nga të cilat 21 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 12 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve.

Gjashtë gjoba janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 10 për mosvënien e rripit të sigurisë…

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme