Një 15-vjeçar adhurues i fotografive ka bërë vetëvrasje vetëm një natë pasi prindërit ia konfiskuan të gjitha pajisjet elektrike sepse ai qëndronte zgjuar tërë natën.
Ceri Sheehan u kishte thënë prindërve se i duhej iPadi, por i dha fund jetës pak minuta para se të shkonte të flinte, ka thënë babai i tij Michael Sheehan në një seancë gjyqësore, raporton Daily Mail.
Sheehan gjeti trupin e pajetë të djalit të tij një ditë më vonë pasi kishte pranuar një mesazh nga shoku i djalit, i cili ishte shprehur i brengosur për gjendjen e tij.
Ceri kishte telefonuar shokun e tij për t’i thënë se “kishte diçka për të kryer” para se të shkonte në oborr dhe të vetëvritej, transmeton Koha.net.
Babai i tij, menaxher i projekteve, ka thënë para gjykatës se nuk kishte vërejtur diçka të pazakontë në natën e 11 qershorit të vitit të kaluar, ditën kur ai kishte gjetur trupin e pajetë.
“Mora Cerin dhe një shok të tij dhe luajtëm paintball”, ka treguar babai.
“Atë ditë ata dukeshin mirë. E pyeta Cerin nëse donte të dilnim për drekë, por kishte preferuar të qëndronte në shtëpi. Gjatë tërë mbrëmjes ai qëndroi në dhomën e tij”, ka dëshmuar ai.
Babai i konfiskoi gjitha pajisjet elektrike sepse ai dhe nëna e Cerit, Rhian Roberts, u pajtuan se metoda më e mirë që djali të shkonte në gjumë ishte konfiskimi i pajisjeve.
“Ceri na tha se do të donte ta mbante iPadin e tij”, ka thënë Sheehan.