152 shoferë të sanksionuar në Shkup, 14 pa patentë shoferi

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup dje (07.02.2024) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 gjoba, nga të cilat 9 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 13 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 8 për mosvënien e rripit të sigurisë…, shkruan Alsat.

“Kontrollet e shtuara do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme