17 nëntor 2017 19:20 “Edhe një njeri nëse mbetet në Vetëvendosje, ai do t’i çojë në burg ‘Klanin Pronto’ e atë të dorëzimit”

Dënime politike i ka quajtur Lëvizja Vetëvendosje ato ndaj aktivistëve Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti e Adea Batusha.

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në konferencën e jashtëzakonshme për media ka thënë se dënimet e larta për aktivistët e Vetëvendosjes dëshmojnë se ky dënim është kryekëput politik që ka për qëllim dëmtimin e lëvizjes.

Ky dënim ka për qëllim sipas tij, t’i arsyetojë masat drastike të përndjekjes që janë përdorur nga pushteti që ia morën jetën Astrit Deharit.

Dardan Molliqaj deputet i kësaj partie, thotë se Vetëvendosje nuk do të ndalet derisa t’i çojë në burg, siç tha ai, kriminelët e klanit Pronto në krye me Kadri Veselin dhe ata të Klanit të Isa Mustafës.

Molliqaj është shprehur shumë i sigurt se katër aktivistët prapë do të dalin të pafajshëm derisa ka përmendur të gjitha faktet që sipas tij, nuk i lidh asnjërin prej 4 të dënuarve me rastin e sulmit në Kuvend.

Sipas tij, treguesi që ky vendim është kryekëput politik është edhe fakti se gjyqtari ka pasur afat ligjor brenda 15 ditësh të shpallë dënimin, e vendosi që ta shpallë atë dy ditë para zgjedhjeve.

Ndërkohë, lideri, Visar Ymeri, ka thënë se për të kundërshtuar këtë vendim do të përdorin të gjitha format demokratike.

Katër aktivistët e Vetëvendosjes u dënuan me mbi 20 vjet burgim për sulmin në Kuvendin e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme