Rojet bregdetare kufitare greke kanë gjetur 17 shtetas turq në një plazh në ishullin Inuses në lindje të vendit, të cilët i ka transferuar në qendrën për pranimin dhe identifikimin e tyre në ishullin Hios.
Agjencia ANA merr vesh nga burime prej radhëve të Rojeve Bregdetare se turqit kishin mbërri me barkë gome dhe se ata kanë kërkuar azil politik në Greqi.