17 vjeçari dyshohet se dogji Matkën

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kumtoi se një shkupjan dyshohet se e ka shkaktuar zjarrin në Matkë.
Siç kumtoi policia, pas hapave dhe aktiviteteve të marra kanë ardhur deri te njohuritë se është e mundur që kryerësi i veprës penale mund të jetë L.Sh (17) nga Shkupi për të cilin nga MPB-ja do të ngritët kallëzim penal.
Me 03.08.2017 rreth orës 13 e 46, në Njësinë e informimit dhe komandës në MPB Shkup në mënyrë telefonike është paraqitur se në Matkë, gjegjësisht pylli përballë liqenit të Treskës është përfshirë nga zjarri i cili është përhapur me shpejtësi të madhe.
Një pjesë e mediave menjëherë pas zjarrit publikuan se për bartësin ka pasur edhe video të cilën e ka bërë me telefonin e tij një turist.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme