Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 174 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 52 për tejkalim të shpejtësisë, 7 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 gjoba për tejkalim të parregullt.
Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 4 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 7 të tjera për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta… /Alsat.mk