Nga fillimi i muajit shkurt deri dje (20 shkurt) nëpunësit policorë nga të gjithë tetë sektorët e punëve të brendshme të MPB-së kanë lëshuar 18.132 urdhëpagesa të qytetarëve-pjesëmarrës në komunikacion për shkeljet e kryera në bazë të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligjit për automjete.
Pjesa më e madhe e këtyre mosrespektimeve të rregullave dhe të dispozitave kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lëvizjes 6056, parkimin e parregullt 4213 dhe mospasjen e lejes së drejtimit 1510.
Përndryshe, vetëm dje janë lëshuar 864 urdhërpagesa.