Kaos në aeroportin e Beogradit – udhëtarët shqiptarë mbesin të bllokuar në vapë, thyhet xhami për ajër

Udhëtarët e linjës Beograd–Tiranë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin “Nikola Tesla” në kryeqytetin e Serbisë.

Ngjarja sipas një gazetari, ka ndodhur pasditen e së martës.

Gazetari ka publikuar pamjet që thotë se i ka pranuar nga njëri prej udhëtarëve shqiptarë që duhej të ishte pjesë e këtij fluturimi.

Sipas tij, ata kanë mbetur të bllokuar në autobusin që bartë pasagjerët në pistë deri të aeroplani.

Për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kondicionerit në autobus, udhëtarët shqiptarë janë gjetur në vështirësi.

Në video dëgjohen qytetarët duke kërkuar ndihmë nga policia serbe, teksa vërehet se të njëjtit kanë thyer xhamin e autobusit për të marrë ajër.

“Kjo nuk është normale, ne po vdesim këtu. Këtu ka edhe një fëmijë 2-vjeç. Hapeni derën”, dëgjohet duke thënë me zë të lartë njëri nga udhëtarët që gjendej brenda autobusit, derisa policët nuk reagojnë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme