18 milion euro kokainë në makinë, dënohet shqiptari në Itali

Me 16 vite burgim është dënuar në Itali një 37-vjecar shqiptar, 2 vite më pak se sa kishte kërkuar Prokuroria.

Më 20 Janar të vitit të shkuar, shqiptari me iniciale G.E. u arrestua në Brennero së bashku me një tjetër shqiptar, pasi u kapën me 93 kg kokainë të pastër, që vlerësohej 18 milion euro, raportojnë mediat lokale.

Shqiptari tjetër, M.A., 42 vjeç, për shkak të një defekti formal ishte lënë i lirë, por sot, gjykatësi Emilio Schonsberg ka vendosur për të rihapjen e gjykimit: Procesi do të nisë më 2 tetor, shkruan Lapsi.al.

Shqiptarët lëviznin me një makinë tip “Ford Kuga” me targa gjermane, ndërsa kokainën e kishin fshehur te goma rezervë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme