Gërmimet në Polac, gjendet trupi i një të vrari gjatë luftës në Kosovë

EULEX-i dhe Departamenti i Mjekësisë Ligjore i MD-së kanë zhvarrosur trupin e një personi të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, që ishte varrosur në varrezat e Polacit, por identiteti i të cilit ishte i panjohur.

 

Lajmin për KTV-në e ka bërë të ditur kreu i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, i cili ka thënë se varri ishte i paidentifikuar dhe mbetjet mortore janë dërguar për analiza të mëtejme.

Gjetaj ka shtuar se do të gropohet edhe në shumë lokacione tjera, qoftë varre individuale apo grupore, në mënyrë që të hiqen të gjitha dyshimet.

Ndërsa në Serbi pritet që javën e ardhme të gërmohet në Kizhevak afër Rashkës, por që sipas Gjetajt, ende zyrtarisht nuk është marrë konfirmimi për këtë gjë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme