18 vite nga masakra makabre e kryer në Lubeniq të Pejës

18 vite me parë me 1 prill të vitit 1999 në Lybeniq të Pejës në orët e hershme të mengjesit njësitë paramilitare serbe në drejtimin e grupi “Çakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në mbrendësi të fshatit.

Pasi i tubuan banorët e fshatit në qender të Lybeniqit, ata i ndanë burrat nga gratë dhe me pas i ekzekutuan në menyrat me çnjërezore.

Në Lybeniq është kryer gjenocid ndaj popullsise civile. Aty janë ekzekutuar mbi 80 persona. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra dhe fëmije të vegjel.

Aty janë ekzekutuar edhe tre të mitur : Muhamet Ukshinaj (18 muajsh), Leonard Alimehaj (7 vjeçar) dhe Fatmir Alimehaj (17 vjeçar i cili ishte i semur fizikisht) që të tre këta ende janë të zhdukur.

Po ashtu, aty është vrare e masakruar edhe gruaja shtatëzenë Shyhrete Ukshinaj e cila edhe sot figuron e zhdukur.

Sot 18 vite pas kesaj masakre të tmerrshme shteti i jonë është vonuar në kompletimin e materialeve për të dëshmuar gjenocidin që është kry në Kosovë.

Masakra e Lubeniqit konsiderohet si një nga masakrat më makabre të pushtuesit serb në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme