180 kg marijuanë në një kamion në portin e Durrësit, pranga 28-vjeçarit

              E enjte, 03 Nentor 2016  – Sakte.net  /

Një sasi prej 180 kg marijuanë është sekuestruar në portin e Durrësit.

 

Lënda narkotike u zbulua nga policia kufitare gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip kamion me targa AA 537 HL dhe trailer me targa ACR 057. Policia sqaron se droga e ndarë në 165 pako ishte fshehur në brendësi të dy sarbatorëve të karburantit.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit Altin Avdurramani 28 vjeç, banues në Lushnje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentative.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme