Demarkacioni dhe vizat, të bllokuara

              E enjte, 03 Nentor 2016  – Sakte.net  /

Janë bërë dy muaj nga koha kur koalicioni qeverisës e hoqi nga rendi i ditës ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Që nga ajo kohë çështja e kufirit me Podgoricën ka mbetur e hapur, e bashkë me të ka mbetur pezull edhe liberalizimi i vizave për kosovarët i cili është kushtëzuar me Demarkacion.

Në Qeveri vazhdojnë ta vlerësojnë si të rëndësishëm këtë proces, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Mirëpo sipas tyre, kjo marrëveshje do të arrihet vetëm kur subjektet opozitare dhe etnike të heqin dorë nga interesat e tyre politike.

Deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se Marrëveshjen për Demarkacionin nuk e ka ndalur as opozita as Lista Serbe, por vetë deputetët e pozitës.

E tabori opozitar mbetet me mendim e prerë se Demarkacioni nuk duhet të kthehet më në Kuvend.

Sipas tyre, Qeveria e tanishme nuk ka guxim që ta vendosë në rishqyrtim Marrëveshjen.

Krejt në fund, politologët dhe analistët nuk kanë shpresë së gjatë këtij legjislacioni do të përfundojë ky proces.

Madje ata propozojnë që kjo marrëveshje të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit