Shishja më e madhe e uiskit në botë u shit dje në ankand për 15,000 funte (rreth 18,000 euro).
“Sipas Graham Crane, drejtor i shtëpisë së ankandeve ‘Just Whisky’ që realizoi shitjen, kjo është një shishe uiski vërtet unike, rreth 1.5 metra e lartë dhe përmban 105.3 litra, ekuivalente me rreth 150 shishe standarde apo rreth 5,250 gota”, njofton BBC.
E prodhuar në gusht të vitit 2009 nga distileria “Tomintoul” në rajonin skocez të Speyside, shishja përmban një uiski unik malt 14-vjeçar dhe u ekspozua për herë të parë për publikun në muzeun e uiskit të Edinburghut “Scotch Whisky Experience” në vitin 2012, kur vlera e saj ishte 5,000 funte (rreth 6,000 euro)./atsh