Arsimi në Shqipëri/ Mehmeti ripërsërit apelin e tij: Mjaft doktoruam, le të lexojmë pak

Protestat e maturantëve dhe problemet që ka sistemi arsimor në Shqipëri ishin tema të cilën komentoi puntatën e sotme nlë “Këndi i Kimit”, në Syri TV, shkrimtari dhe publicisti i njohur nga Shkupi Kim Mehmeti.

Sipas tij, nuk mund të kesh arsim të shëndoshë në një shoqëri të politizuar skajshëm.

Mehmeti ripërsëriti edhe një herë apelin e tij: “Mjaft doktoruam, le të lexojmë pak”.

“Javën e shkuar, në Shqipëri, më të zëshme ishin protestat e maturantëve. Duhet të kesh probleme mendore që të besosh se në një shoqëri ku nuk ke Gjykatë Kushtetuese, ku çdo gjë është e partizuar, sistemi arsimor të jetë ai më i shëndetshmi. Duhet të jemi joracionalë dhe të besojmë se në një shoqëri ngjarjet kulturore janë martesat e vip-ave, ku ditë festimesh janë mitingjet e partive, ju të besoni se aty arsimi është gjëja më e shëndoshë dhe se arsimimi është e vetmja lami që nuk është prekur nga politizimi, i cili e kalbëzon të gjithë shoqërinë shqiptare.

Ç’duhet bërë në një shoqëri të tillë?

Besoj se, gjëja e parë që duhet bërë në një shoqëri të tillë, të mos testohen nxënësit, maturantët por të testohen ata që testojnë maturantët.

Ne duhet ta kuptojmë se jo vetëm Shqipëria, por të gjitha “Shqipëritë” tona u bënë vende ku mund të doktorosh pa lexuar asnjë libër. Më lehtë është të bëhesh doktor shkencash se sa të marrësh diplomën e ndonjë profesioni të rëndomtë. Ne u bëmë shoqëri ku kemi në çdo mëhallë tonën, në lagjen tonë nga 3-4 doktorë shkencash por thuajse nuk kemi asnjë të ditur dhe ka ardhur koha për të përsëritur atë që unë e kam përsëritur disa herë: mjaft doktoruam, le të mësojmë pak”, shprehet ndër të tjera Mehmeti.

Puntata e plotë:

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme