BDI nga ana tjetër vazhdon të kërkojë llogari nga drejtori i MEPSO-s Burim Latifi lidhur me akuzat e tyre për siç thonë integristët humbjen e një rasti në procedurë para-arbitrale.
“Në procedurën paraarbitrale para DAB-it, MEPSO humbi rastin në një shumë prej rreth 19,3 milionë eurosh, ndërsa vendimi ishte në favor të kompanisë paraprake “Energoinvest”. Tani çështja po zhvendoset në arbitrazh, ku ndërmarrja shtetërore duhet të mbrojë pozitat dhe pretendimet e saj pas një rezultati të pafavorshëm në fazën paraprake. Në të njëjtën kohë, MEPSO ka lidhur kontratë të re me miliona euro me konsorciumin e udhëhequr nga “Dalekovod”, pjesë e të cilit janë “Kodar Energomontaža” nga Beogradi dhe “Elnos BL” nga Banja Luka. Pikërisht për këtë të fundit në opinion janë ngritur akuza për afërsi me qarqe të lidhura me Milorad Dodikun” thonë nga BDI.
The post 19.3 milionë euro në arbitrazh, BDI godet MEPSO-n: “Kush do të mbajë përgjegjësi?” appeared first on Alsat.



