Nikolloski: Autostrada Trebenishtë – Qaf Thanë do të bëhet!

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sërish këmbëngul se autostrada nga Trebenishta deri në Qafë-Thanë do të ndërtohet por jo sipas trasesë së dakorduar paraprakisht. Edhe më tej po kërkohet rrugë alternative për Strugën pasi paraprakisht, UNESCO paralajmëroi se nuk mund të kalohet përmes lokalitetit arkeologjik. Për këtë, autoritetet janë në komunikim të vazhdueshëm me Shqipërinë fqinje.

“Sa i përket korridorit 8 është i qartë propozimi. Duhet të gjendet rrugë alternative, pra një tjetër rrugë nga kjo që ishte në marrëveshje. E njëjta duhet të diskutohet me Republikën e Shqipërisë me qëllim që edhe ata të mund të lidhen nga ana e tyre. Ne në mënyrë intensive komunikojmë me Republikën e Shqipërisë dhe po shqyrtojmë disa opsione. Autostradë do të ndërtohet, pra nuk është më çështja a do të ndërtohet por thjeshtë si propozim i UNESKO-s ka mbetur të definojmë rrugën e duhur që të mos dëmtohet trashëgimia kulturore dhe historike”, deklaroi Aleksandar Nikolloski, ministër i Transportit.

Siç pohon Nikolloski, kjo nuk është hera parë që të ndryshohet traseja e dakorduar për një autostradë. Njëjtë ndodhi edhe me autostradën Gostivar- Bukojçan.

Sa i përket autostradës nga Tetova, Nikolloski tha se kilometrat e para i pret deri vitin e ardhshëm, ndërsa përfundimi i plotë në vitin 2029.

“Gjysma e dytë, deri në Bukojçan, një nga urat kyçe tanimë është ndërtuar. Pres të përfundoj deri në fund të vitit 2029 ndërsa për pjesën Bukojçan – Kërçovë pritet vendim nga Banka Zhvillimore. Sapo ta marrim, do ta them dhe afatin por në përputhje me parashikimet e para, do të jetë diku tre vjet”, shtoi Nikolloski.

Sipas Nikolloskit, deri në fund të vitit duhet të përgatitet dhe ligji për brigjet e Ohrit, Prespës dhe Dojranit, me të cilën, do të zgjidhen problemet e deritanishme me plazhet./Alsat.mk.

The post Nikolloski: Autostrada Trebenishtë – Qaf Thanë do të bëhet! appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme