19 vjeçari që u vra në diskotekën e Zvicrës, është nga Peja

Djaloshi i vrarë të premten mbrëma në një lokal Shisha Bar në Konstancë të Gjermanisë është me oirigjinë nga Peja ndërsa ka jetuar me familjen në Schaffhaussen të Zvicrës.

 

Shokët e të vrarit që nuk deshën të identifikohen, kanë thënë për albinfo.ch se S.S., ka qenë një djalë i qetë që nuk është i njohur për probleme në mesin e shokëve. Ai ishte në përfundim të zanatit në MOBAU në Schaffhausen, ndërmarrje për shitjen e materialit ndërtimor.

Fqinjët janë tronditur kur kanë dëgjuar për rastin. Një fqinj i familjes Sadikaj në Shaffhausen  tha për albinfo.ch se janë tmerruar kur kanë dëgjuar për 19 vjeçarin, i cili ishte i njohur si i urtë dhe shumë i sjellshëm me të tjerët.

Policia gjermane deri tash ka ndaluar katër persona që vihen në lidhje me vrasjen. Në mesin e tyre është edhe siriani O.H., për të cilin të njohurit e viktimës janë të sigurt se është personi që e ka bërë vrasjen.

19 vjeçari i vrarë në Konstancë është shqiptar nga Zvicra

E Hënë, 13 Mars 2017 – 0:07albinfo.ch

Mbrëmjen e të premtes, para një lokali Shisa Bar në qytetin Konstancë të Gjermanisë, në kufi me Zvicrën është vrarë me thikë një kosovar i moshës 19 vjeçare nga Zvicra, shkruan blick.ch. I riu  Sony S. (emri i shifruar) nga Shafhauseni i Zvicrës së bashku me mikeshën e tij dhe të njohur të tjerë përfshihet rreth mesnatës jashtë lokalit në një zënkë me disa persona, transmeton albinfo.ch.

Nuk dihet saktësisht motivi ndërsa një kushëri i të ndjerit ka thënë për gazetën blick se ka qenë fjala për një ngatërrim me fund tragjik. Sipas tij, dorasit ishin duke kërkuar një person tjetër. Por një shok tjetër i 19 vjeçarit thotë se konflikti kishte lindur në lidhje me një vend parkimi.

Por, Drejtoria Policore e Konstancës ende nuk shprehet lidhur me motivin. Ajo që është e qartë është se Sony S. pasi është goditur me thikë përpiqet të ikë, madje hip në veturën e tij BMW por pastaj, i plagosur rëndë shkon dhe përplaset në lokalin para të cilit ishte zhvilluar ngjarja tragjike. Por plagosja e tij kishte qenë shumë e rëndë. Ai bdes në spital.

Policia deri tash ka ndaluar katër persona që vihen në lidhje me vrasjen, përcjell albinfo.ch. Në mesin e tyre është edhe siriani Omar H., për të cilin të njohurit e viktimës janë të sigurt se është personi që e ka goditur me thikë kosovarin. Por policia nuk e pohon e as mohon këtë. Një zëdhënës i saj ka thënë se një komision special prej 50 personash po punon lidhur me rastin.

Një kushëri i të vrarit ka thënë për gazetën se Sony S., ka qenë një djalë i qetë që nuk ka kërkuar sherr madje i ka ikur konflikteve. Ai është i pafjalë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme