Një vajzë e re 19 vjeç, pasi ka kërkuar ndihmë për shkak të dhimbjeve të shtatzënisë, ka lindur në ambulancë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (14 korrik) në Korçë, ku dhe e reja është e martuar.
Sipas bluzëve të bardha ky është një rast shumë i veçantë, pasi foshnja ka lindur 7 muajsh, e gjinisë femër.
Ndërkohë sipas informacione, nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë.
Për shkak të lindjes së parakohshme foshnja do të transportohet drejt Tiranës.