19 vjet burgim për dy të akuzuarit që vranë Lulzim Fejzullahun

Departamenti për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy të miturve lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë, Lulzim Fejzullahu.

I mituri i parë u dënua me 10 vjet burgim, kurse i mituri i dytë u dënua me 9 vjet burgim, për vepren penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.

“Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërsisë së këtij aktgjykimi.Të miturve iu vazhdohet masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të marrë formë të prerë. Përfaqësuesi ligjor dhe përfaqësuesi i autorizuar i viktimës, për realzimin e kërkesës pasuror juridike udhëzohen në kontest civil. Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës transmeton Klankosova.tv

Shpallja e aktgjykimit sikurse edhe i gjithë procesi gjyqësor ishte i mbyllur për publikun, për shkak se në rast janë të përfshirë të mitur.

Më 20 janar 2024, 18-vjeçari, Lulzim Fejzullahu, kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si “Vrasje në tentativë”, e më pas është ricilësuar në “Vrasje e rëndë”.

Përleshja mes viktimës dhe dy të miturve kishte ndodhur më 15 janar.

Sipas Prokurorisë, dy të miturit e kishin goditur 18-vjeçarin me shkop, duke shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima ishte dërguar në QKUK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme