Policia e shpall në kërkim Enver Sekiraqën

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Enver Sekiraqën pasi i njëjti është arratisur ditë më parë.

Kërkesa për bashkëpunim me qytetarë është lëshuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe me autorizimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

– Enver (Hamit) Sekiraqa i lindur me 18.11.1973 me adrese banimi rruga  ”Gryka e Llapushnikut” numer 7 në Prishtinë.

I dënuar për veprën penale ‘shtytje në kryerjen e vrasjes së rëndë të parashikuar nga neni 147, par 3 dhe 9 lidhur me nenin 24 të KPK-së’”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Sekiraqa është shpallur i dënuar për “shtytje në kryerjen e vrasjes së rëndë” në rastin e vrasjes së policit Triumf Rizës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme