2.4 ton drogë në Itali, trafikanti shqiptar i drejton në fytyrë armën shefit të policisë dhe qëllon

Një kontroll rutinë i policisë së Ravena-s në Itali ka përfunduar në sekuestrimin e një sasie të madhe droge e cila vinte nga Shqipëria, plot 2.4 ton marijuanë.

Por ajo që nisi si një kontroll dhe përfundoi në një aksion policor, pati edhe pasoja, pasi efektivëve italianë i është dashur të përballen me armët e trafikantëve që drogën po e transportonin në një furgon.

Gjithçka ka nisur me një urdhër për ndalim të furgonit. Por mjeti që po drejtohej nga një italian përkundrazi nuk ka ndaluar. Gjatë ndjekjes, 26 vjeçari është hedhur nga furgoni i cili ishte në ecje. Tentativa për të shpëtuar nga policia ka qenë e kotë pasi i riu është arrestuar. Në brendësi të furgonit u gjetën 2.4 ton marijuanë, 62 kg hashash dhe 4 kilogram vaj hashashi.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar të gjithë rrjetin. Me kontrollotet dhe patrullat afër zonës janë vënë re dy automjete të dyshimta.

Njëra nga patrullat e drejtuar nga komandati i komisariatit të Savios Xhorxhio Tantimonako, ka ndaluar njërë prej tyre por është përballur me një surprizë të papritur. Në makinë ishin dy shqiptarë. Njëri prej tyre i ka drejtuar pistoletën komandantit dhe ka qëlluar. Fatmirësisht efektivi i policisë ka arritur të ndalojë dorën e shqiptarit që mbante pistoletën dhe ia ka hequr armën nga posedimi.

Pavarësisht lëvizjes së shpejtë të komandatit të policisë, ai është rrëzuar dhe ka mbetur i plagosur pasi ka rënë në kanalin anash rrugës. Dëmtimet nuk kanë qenë të mëdha fatmirësisht për shefin e karabinierëve të zonës së Ravenas. Policët e tjerë të patrullës kanë qëlluar në ajër në shenjë paralajmërimi por shqiptarët nuk kanë pritur që të arrestohen dhe janë larguar.

Kërkimi kësaj here ka nisur përmes një helikopteri të policisë dhe gjatë krehjes së zonës policët kanë mundur të dallojnë dy të dyshuarit, pasi rrobat e tyre ishin bërë me baltë (dy shqiptarët janë arratisur në këmbë). Me ta ishte dhe një tjetër shqiptar, edhe ai po ashtu pjesë e trafikut. Të tre kanë përfunduar në pranga.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/2-4-ton-droge-ne-itali-shqiptar-i-drejton-ne-fytyre-armen-shefit-te-policise-dhe-qellon-461344/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme