‘2 korrik 1990: dita kur u guxua të hidhej gurthemeli i shtetësisë së Kosovës’

Për Ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Stublla, 2 korrikku 1990 për Kosovës, ndryshe nga ai i Shqipërisë që përjetoi eksodin, ishte dita “kur u guxua të hidhej gurthemeli i shtetësisë së Republikës së Kosovës.”

Në shënimin e saj në Fb, Stublla shprehet: “2 korrik 1990, shënon datë kthese kombëtare, kur Delegatët e Kosovës nënshkruan “Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut”, nga ku kërkohej më legjitimja – e drejta për t’u njohur dhe ekzistuar barabartë me të tjerët.

 Në rrethana skajshmërisht të pavolitshme për shqiptarët në Kosovë, nën tytat e regjimit të kohës së ish-Jugosllavisë, ishin zërat e guximit dhe duart që nuk u drodhen të nënshkruanin, atëherë një Deklaratë Kushtetuese, që rrjedhimisht ishte dhe pikënisje e çlirimit.
Heronjtë lindin rrallë, ata jetojnë sa vetë koha.”

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme