2 motrat prostituta video mashtruese në Fb për vajzat e reja: Puno si modele në Gjermani

Në rrjetin e shfrytëzimit dhe trafikimit të vajzave për prostitucion, që u godit dy ditë më parë nga policia e Tiranës, rolin kryesor e kanë pasur motrat nga Skrapari.

Të ndihmuara edhe nga njeri prej djemve të arrestuar, ato përzgjidhnin vajzat që i “punësonin” fillimisht në kryeqytet e më pas i nisnin drejt Gjermanisë. Rekrutimi bëhej kryesisht në lokale nate në Tiranë. Dy motrat, Ina dhe Armonela Qama u afroheshin vajzave që gjykoheshin se ishin të përshtatshme për punën që ato synonin dhe u bënin ofertën. Joshja fillonte me idenë se ato do të punësoheshin në agjenci mode, por gjatë takimeve të mëvonshme dhe bisedave mes tyre, vajzat pranonin që të ushtronin prostitucionin.

Burime nga grupi hetimor thanë se pasi vajzat “kalonin provën” në një motele të ndryshme në Tiranë, dy motrat Qama u propozonin të njëjtën punë jashtë Shqipërisë. Klientët zakonisht gjendeshin nga Ardit Shmilli, që ishte bashkëpunëtori më i afërt I do motrave por edhe nga i arrestuari tjetër, Ledian Gjoni. Transporti bëhej me taksi nga Zamir Hodo./Panorama

2 motrat prostituta video mashtruese në Fb për vajzat e reja: Puno si modele në Gjermani

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme