Sot rreth orës 05:30, disa persona kanë tentuar ta grabisin një filial të Bankës Kombëtare Tregtare, në Prishtinë.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë janë përballur me personat që kanë tentuar t’i shmangeshin kapjes.
Burime të IndeksOnlinet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se janë shkrepur 20 plumba kallashnikovi, në drejtim të policëve që ishin në veturë zyrtare.
Ndërkaq, pas kësaj, një zyrtar policor është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Ndërkohë, lidhur me rastin po vazhdojnë hetimet.