20 të vdekur nga temperaturat e ulëta në të gjithë Evropën

Temperaturat e akullta në të gjithë Evropën kanë lënë më shumë se 20 të vdekur ku u mbuluan edhe ishujt grekë dhe Italia jugore me dëborë.

 

Italia ka anuluar fluturimet dhe lëvizjen e  trageteve  si dhe shkollat në jug pritet të mbyllet të hënën.Turqia ka qenë gjithashtu e  prekur keq. Bosfori ishte i mbyllur për anije,  pasi një stuhi dëbore  e goditi Stambollin, shkruan BBC.

Të paktën 10 njerëz kanë vdekur nga të ftohtit në Poloni. Temperaturat e natës në Rusi kanë ranë në -30 gradë celsius. Edhe në Greqi  temperaturat kanë shkuar në – 15 gradë celsius  në veri, ku një emigrant afgan ka vdekur nga të ftohtit e  javës së kaluar si dhe rrugët janë mbyllur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme