20-vjeçarja nga Vlora zhduket pa asnjë gjurmë, e ëma në Polici: Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më. Më ndihmoni!

Një tjetër vajzë e re është deklaruar e zhdukur dhe policia po punon për ta gjetur atë. Këtë herë rasti është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku policia bën me dije se shtetasja me inicialet E. M., 20 vjeçe ka ikur nga banesa e prindërve edhe nuk është kthyer më.

Denoncimin e ka bërë vetë nëna e të resë, në Komisariatin e Policisë së qytetit bregdetar.

“Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja D. M., 47 vjeçe, banuese në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja E. M., 20 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se, në javët e fundit, është rritur numri i raportimeve nga policia për personat e zhdukur që largohen nga banesa dhe nuk kthehen, ndërsa të afërmit e tyre i drejtohen Policisë për t’i gjetur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme