Skandali në QSUT, pezullohen analizat për pacientët! Ja mesazhi që mbërriti në celularin e mjekëve

Pezullohet kryeja e analizave në QSUT. Për dy ditë, përkatësisht dje dhe sot, të vetmet analiza që kryhen në qendrën spitalore më të madhe në vend janë ato me kod të kuq, që vijnë nga shërbimi i urgjencës e kur gjendja e pacientit paraqitet kritike.

Me anë të një mesazhi në celularin e mjekëve mëngjesin e 30 majit, drejtoria e QSUT ka kërkuar që të mos referohen raste për analizë për shkak të ezaurimit të fondit, me përjashtim të atyre me kod të kuq. ”Po ju njoftoj se është ezauruar 100 për qind e buxhetit të laboratorit. Si rrjedhojë, deri të martën mund të mbulohen vetëm 5 për qind e volumit të urgjencave.

Ju lutem njoftoni stafet mjekësore dhe specializantët që deri në datën 1 qershor do të referohen vetëm urgjencat me kod të kuq. Ju lutem sigurohuni që i gjithë stafi ta marrë njoftimin, sepse gjatë fundjavës kanë vijuar Bino: Nuk ka vaksinë specifike, ekzistuesja 85 për qind efektive rutinën dhe disa nga specializantët kanë bërë debat me koncesionarin. Ndërkohë që specializantët nuk duhet të referojnë fare asnjë rast”, thuhet në mesazh, citon Panorama.

Denoncimi i Sali Berishës

Denoncimi është bërë dje nga ish-Kryeministri Berisha në rrjetet sociale, i cili e ka konsideruar ndërprerjen e analizave, krim shtetëror. “Super skandal me jetën e të sëmurëve! Drejtoria e spitalit u kërkon mjekëve të mos u bëjnë të sëmurëve analiza! Krim shtetëror!”, ka shkruar Berisha.

Kontrata

Kontrata e partneritetit publik privat për shërbimin laboratorik të vendit u firmos pas shumë kontestimesh në prill 2019, duke iu kushtuar jo pak, por plot 13 miliardë lekë, ose rreth 100 miliardë euro, taksapaguesve shqiptarë në 10 vite. Qeveria ia besoi kontratën konsorciumit të kompanive “Labopharma” dhe “AB Laboratory Solution B.V” si dhe kompanisë franceze “Exalab”, të cilat së bashku zotërojnë kompaninë koncesionare “Laboratory Network”.

Sipas marrëveshjes, kompania në fjalë do të duhej të kryente 164 lloje analizash me një tavan prej 6 milionë analizash në vit. Peshën kryesore e mbante Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku do të duhet të kryheshin rreth 2.5 milionë analiza në vit, me një mesatare prej 208 mijë analizash në muaj, ose rreth 7 mijë analiza në ditë. Me urdhrin e një dite më parë, për datat 30 maj dhe 31 maj do të duhet të kryhen vetëm rreth 350 analiza, nga rreth 7 mijë që do të duheshin të kryheshin në harkun e 24 orëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme