Policia dje ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 202 masa, nga të cilat 46 masa për tejkalim të shpejtësisë, 15 masa për drejtim automjetit pa patentë shofer, 16 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve.
Janë vendosur tetë masa për përdorim të celularit, 11 masa sanksione për kundërvajtje nga këmbësorët, tre masa për drejtim automjetit nën ndikimin e alkoolit, pesë për automjete të paregjistruara, 73 për parkim të paligjshëm”, njoftojnë nga MPB.
Nga atje shtojnë se edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.