21 amandamentet për Ligjin e Trepçës [dokument]

Kuvendi i Kosovës, në orët e para të së shtunës në një seancë maratonike që ka zgjatur më shumë se 10 orë ka miratuar në lexim të parë dhe të dytë Ligjin që e bën Qeverinë e Kosovës me 80 për qind dhe punëtorët me 20 për qind aksionarë të gjigantit ekonomik të Kosovës.

79 deputetë kanë votuar pro, asnjë kundër dhe 14 kanë abstenuar, pasi që paraprakisht kanë kaluar nëpër çdo nen të amandamentuar në mes të dy leximeve, raporton Koha.net.

Vërejtjet më të mëdha për ligjin i kanë pasur deputetët e lëvizjes Vetëvendosje që ka kërkuar që Trepça të quhet Ndërmarrje Publike. Deputetet e kësaj partie kanë abstenuar.

21 amendamente janë paraqitur nga deputetët dhe Grupet Parlamentare të cilat për rreth 4 orë u shqyrtuan në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Portali Koha.net ka siguruar dokumentin e plotë me amendamente të paraqitura, të cilat mund t’i shihni më poshtë:

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme