21 janari/ Gjykata e Lartë miraton hetimin e çështjes nga SPAK-u! Vendimi i vihet në dispozicion dhe palëve

Gjykata e Lartë ka urdhëruar që çështja e 21 janarit të merret përsipër nga SPAK-u! Në këtë mënyra, Prokuroria e Posaçme do të mundet të hetojë në mënyrë të thelluar ngjarjen tragjike.


Është zbardhur vendimi, e sipas informacioneve të raportuara nga gazetarja, Klodiana Lala është vënë në dispozicion edhe palëve.

Teksa kujtojmë se në 21 janar, gjatë demonstratës humbën jetën 4 protestues.

Sipas vendimit:

PËR KËTO ARSYE,

”Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në konformitet me përcaktimet e neneve 291, pika 4 dhe 441, pika 1, shkronja “dh”, të Kodit të Procedurës Penale”

VENDOSI: 

Ndryshimin e vendimit nr. 92, datë 21.06.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimit nr. 107, datë 29.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – gjyqtarit për hetimet paraprake pranë asaj gjykate dhe zgjidhjen përfundimisht të çështjes, duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të regjistruar procedimin penal për kallëzimin e datës 16.02.2023’’, thuhet në vendim.         

Vijon…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme