Artes Dybeli, 36-vjeçari i cili u plagos më 21 Janar të vitit 2011 në protestën para kryeministrisë, ka folur për News24, pasi çështjen e mori në hetim SPAK.
Ai shprehet se prej 13 vitesh ka kërkuar drejtësinë, por tashmë që çështja i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, ka besimin se drejtësia e kërkuar do të arrihet.
Dybeli mori dy plumba, por shpëtoi mrekullisht.
“Kam 13 vite që kërkoj drejtësi. Tani që cështjen e mori SPAK, kam besim. Provat e plagosjes time janë në prokurori. Të bëhet drejtësi për viktimat dhe të plagosurit e 21 Janarit” ka thënë ndër të tjera Dybeli.