“24 mijë hektarë tokë të Kroacisë në Serbi”

Veterani kroat i luftës Petar Janjiq i quajtur Tromblon, ka thënë sot se “24 mijë hektarë tokë kroate i ka marrë Serbia dhe ka shtuar se organizata, pjesë e të cilës është, nuk do të rrijë duarkryq ndaj këtij problemi, transmeton Koha.net.

“Gjatë 26 vjetëve të shkuar, jemi dëshmitarë të mjerimit të politikës sonë të jashtme në zgjidhjen e shumë çështjeve kruciale për të ardhmen e Kroacisë. Krahas kësaj, pos me Hungarinë, me asnjë shtet fqinj nuk është zgjidhur asnjë problem serioz. Ende s’e kemi zgjidhur çështjen e kufirit shtetëror me Serbinë e fjala është për 24 mijë hektarë tokë kroate në Serbi”, citon index hr. të ketë thënë Janjiq.

Kroacia dhe Serbia kanë mospajtime rreth përcaktimit të kufirit sidomos përgjatë lumit Danub.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme