Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), 10 prej tyre janë kapur duke drejtuar pa patentë shoferi në disa qytete, përfshirë Shkupin, rrugën rajonale Shkup–Tetovë (te nyja për në fshatin Grupçin), si dhe në Gostivar, Koçan dhe Kërçovë.
Gjithashtu, katër shoferë janë ndaluar për drejtim nën ndikimin e alkoolit në Shkup, Kavadar dhe Makedonska Kamenicë, ndërsa në një rast në Kërçovë, një shofer ka drejtuar automjet edhe pse kishte të ndaluar drejtimin e mjeteve të kategorisë B.
Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të rasteve, ndaj të gjithë personave do të ngriten kallëzime përkatëse.



