25 ton kokainë/ Mega-operacion kundër mafias, në shënjestër ‘sindikata’ shqiptare e Ekuadorit

Një nga operacionet më të mëdha në histori kundër mafies po zhvillohet në mbarë Evropën dhe Amerikën Latine.

Operacioni quhet ‘Eureka’ dhe sipas medieve gjermane, në shënjestër është mafia italiane ‘Ndragheta’.

 Sipas gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung, bëhet fjalë për të paktën 25 ton kokainë të trafikuar dhe mbi 100 të arrestuar.

Vetëm në Gjermani janë mbi 30 të arrestuar, ndërsa në operacion janë angazhuar mijëra forca policore.

Gazetarja dhe ekspertja Zora Hauser shkruan se policia ka çmontuar një rrjet global që merrej me trafik kokaine dhe pastrim parash.

Mafia kalabreze bashkëpunonte me klanin e Golfos në Kolumbi, kartelin PCC në Brazil dhe një sindikatë kriminale shqiptare në Ekuador.

Paratë pastroheshin kryesisht në Gjermani, Belgjikë, Portugali e deri në Argjentinë.

Edhe në këtë rast, dyshohet se mega-operacioni ka nisur pas dekriptimit të mesazheve që dërgoheshin nga trafikantët përmes rrjetit të komunikimit SKY ECC.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme