Asnjë frut nuk është i ndaluar në një dietë të ekuilibruar për menaxhimin e diabetit, e megjithatë disa prej tyre cilësohen si më të mirat. Ato jo vetëm reduktojnë rrezikun e zhvillimit të diabetit, por edhe ndihmojnë në menaxhimin e kësaj sëmundjeje.
E duke qenë së frutat e ngrira mund të jetojë edhe më gjatë se të freskëtat, për t’i shijuar ato në çdo kohë që dëshironi, AgroWeb.org ju njeh më poshtë me pesë llojet më të mira që mund të konsumoni nëse keni diabet.
Luleshtrydhet e ngrira
Edhe pse janë të ëmbëla, çuditërisht luleshtrydhet janë të ulëta në sheqerna. 1 filxhan me luleshtrydhe të ngrira përmban 7 gram sheqer natyral, së bashku me 3 gram fibra dietike. Luleshtrydhet janë plot vitaminë C, e cila ndihmon në mbrojtjen kundër qelizave të dëmshme që rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike si diabeti. Gjithashtu, antioksidantët e shumtë tek to, luftojnë inflamacionin dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës, duke përmirësuar regaimin e trupit tuaj ndaj insulinës.
Mjedrat e ngrira
Këto kokrra të vogla janë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe janë gjithashtu të ulëta në sheqer dhe të pasura me fibra. Në mënyrë të veçantë, atom und të ndihmojnë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak pas konsumit të vaktit.
Boronicat e ngrira
Me shijen fantastike dhe ngjyrën blu të thellë, boronicat janë të pasura me lëndë ushqyese dhe përbërës të fuqishëm që japin përfitime miqësore ndaj sheqerit në gjak. Mbani mend se fibrat që gjendet tek frutat ndihmojnë në ngadalësimin e përthithjes së sheqerit. Këto kokrra janë të fuqishme falë vitaminës C, vitaminës K dhe antocianinës, të cilat kontribuojnë në uljen e rrezikut të diabetit.
Qershitë e ngrira
Edhe qershitë janë po aq të pasura me lëndë ushqyese sa frutat e përmendura më lart. Plot e përplot me vitaminë C, kalium, magnez dhe një burim i pasur i polifenoleve, të cilat kanë veti anti-inflamatore dhe antioksidante. Të gjitha këto vlera të qershive të ngrira mund të ndihmojnë në menaxhimin e diabetit.
Avokado e ngrirë
Edhe pse klasifikohen si perime, avokadot janë në të vërtetë fruta.Dhe ajo që është edhe më interesante është se ato janë të ulëta në sheqer dhe të pasura me lëndë ushqyese. Prandaj janë një zgjedhje e shkëlqyer për ata me diabet. Avokadot janë gjithashtu një burim i yndyrnave të shëndetshme, vitaminës E, folatit, kaliumit dhe magnezit. Lëndë të cilat ofrojnë një kontroll më të mirë të glukozës në gjak.