Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 3 ditët e fundit (nga data 02 shtator deri më 4 shtator 2022) janë kryer 1.308 analiza dhe janë regjistruar 254 raste të reja me Covid-19.
Shkup – 143, Manastir – 22, Ohër – 11, Kumanovë – 10, Tetovë – 9, Kavadar – 7, Veles – 6, Kërçovë dhe Koçan – nga 5. Prilep, Gostivar dhe Shtip – nga 4, Strumicë dhe Gjevgjeli – nga 3, Negotinë, Resnjë, Shën Nikollë, Kriva Pallankë, Berovë, Vallandovë dhe Krushevë – nga 2, Strugë, Dellçevë, Vinicë dhe Kratovë – nga 1.
Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (254), janë regjistruar 61 riinfeksione.
Janë regjistruar 412 persona të shëruar.
Gjatë 3 ditëve të fundit, janë raportuar 4 persona të vdekur, nga Shkupi (76 vjeç), Probishtipi (62 vjeç), Velesi (88 vjeç) dhe Vinica (86 vjeç).
Të gjithë personat vdiqën në kushte spitalore.
Sipas Regjistrit të personave të vdekur të diagnostikuar me Covid-19 nga sistemi “Termini im”, nuk ka persoa të regjistruar të vdekur.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2,154,094 teste për Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 340.948, numri i të shëruarve është 330.153, numri i të vdekurve është 9.499 dhe numri i rasteve aktive është 1.296.